Borussia Dortmund duket se ka humbur përfundimisht shpresat për titullin kampion në Bundesligë.

 

Në javën e 31 të kampionatit gjerman, verdhezinjtë e Lucien Favre u mposhtën në shtëpi nga Schalke 04 me rezultatin e thellë 4 me 2.

 

Në derbin e Ruhrit, Schalke arriti të luante me dinjitet përballë një Dortmundi që më shumë se çdo gjë I vlente fitorja.

 

Edhe pse vendasit arritën të kalonin të parët në avantazh me Mario Gotze në minutën e 14’, miqtë arritën që të kthenin çdo gjë në favor të tyre.

 

Në minutën e 18’ të pjesës së parë ishte Daniel Caligiuri, I cili arriti të barazonte shifrat me një penallti e më pas në të 28 minutë Salif Sane I dha avantazhin Schalke.

 

Me fillimin e pjesës së dytë, atëherë kur pritej që Dortmund të merrte frerët e lojës gjërat u vështirësuan akoma dhe më shumë.

 

Një karton I kuq I marrë nga Marco Reus në minutën e 60’ bëri që Schalke të gjente shumë shpejt rrugën e rrjetës për herë të tretë me Caligurin, I cili shënoi kështu dhe golin e dytë personal.

 

Por vetëm 6 minuta më vonë me karton të kuq u ndëshkua dhe Marius Wolf duke prerë përfundimisht shpresat e verdhezinjëve për një rezultat pozitiv.

 

Në të 84 minute dhe pse me dy lojtare me pak Dortmund ngushtoi diferencën me Witsel në 2 me 3 por kjo gjë nuk zgjati shumë pasi Schalke arriti të shënonte golin e katërt vetëm 2 minuta më vonë me Embolo.

 

Një fitore kjo e rëndësishme për Schalken e cila në një farë mënyre ka arritur të sigurojë mbijetesën në Bundesligë.

 

Ndërsa nga ana tjetër një gabim trashanik për Dortmund, I cili në rast fitoreje të Bayernit përballë Nurnberg të dielën, humbet përfundimisht shpresat per kampionatin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *