Policia e Tiranës ka proceduar penalisht ambientalistin Sazan Guri dhe gjashtë persona të tjerë për një protestë të organizuar në sheshin “Skënderbej”.

Sipas njoftimit të policisë, protesta e tyre ka qenë e paligjshme sepse nuk kanë marrë leje, për më tepër që tubimet në kohë pandemie nuk lejohen.

Ata bënin thirrje për protestë edhe në rrjetet sociale për të kundërshtuar masat kufizuese. Protestuesit kanë marrë edhe gjoba sepse nuk kishin autorizimet përkatëse për të dalë.

Protesta u zhvillua të enjten rreth orës 11:30 në sheshin “Skënderbej”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *