Një ngjarje aksidentale është shënuar këtë të martë në Sarandë.
Dy punëtorë janë rrëzuar aksidentalisht nga çatia e ndërtesës ku ata po kryenin riparime në fshatin Shelegar.
Bëhet fjalë për Mehmet Metali, 35 vjeç dhe Sokol Cukari, 31 vjeç, të cilët u transportuan në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë.
Për shkak të dëmtimeve në shtyllën kurrizore, 35-vjeçari mësohet se është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.