Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve te reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik.

 

Në një postim në “Twitter”, Osmani thekson se përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnjë.

 

“Një vendim shumë i nevojshëm i marrë nga administrata e SHBA-së. Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë e Hercegovinës. Përgëzoj për këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin veprime të ngjashme”, shkruan Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *