Bernie Sanders ka fituar zgjedhjet e para primare të Demokratëve, një tregues I qartë se  kush do të jetë kundërshtari i Presidentit Donald Trump në votimet presidenciale që do të mbahen në nëntor.

78-vjeçari Sanders megjithëse me një diferencë të ngushtë votash ka mundur  ish-kryetarin e bashkisë e South Bend në Indiana Pete Buttigieg në primaret e Nju Hempshir.

Në këto zgjedhje për kandidatin për president, votuan rreth 280.000 demokratë, duke i siguruar fitore prej 26% senatorit Sanders me vetëm 1.6%, diferencë nga rivali I tij. Ish zv. Presidenti Joe Biden u rendit i pesti në garë, megjithëse Biden kishte pritshmëri të larta, rezultati ishte mjaft zhgënjyes.

 

“Kjo fitore është fillimi i fundit për Donald Trump” tha Sanders pak pas fitores. Sipas sontazheve Sanders është votuar kryesisht nga  të rinj liberalë.

 

Sanders, ka fituar primaret e Nju Hempshir edhe në vitin 2016. Rezultati në kwtw shtet do t’i sigurojë Sandersit nëntë nga 24 delegatët që do të përfaqësojnë në Konventën Kombëtare të Demokratëve që mbahet në muajin korrik, ku partia nominon kandidatin për president të SHBA-së.

 

Gara e ardhshme Brenda do të zhvillohet në Nevada më 22 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *