Subscribe

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj pritet që të jetë një nga emrat që do të preket nga ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar.

Nga Vlora, vetë ministri e pranoi një gjë të tillë, ndërsa theksoi se askush nuk do të jetë i përhershëm në qeveri.

 

SANDER LLESHAJ

MINISTER I PUNEVE TE BRENDSHME

 

Asnjë nuk është i përhershëm në një post. Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se s’do të jem më ministër.

 

Por pavarësisht kësaj, Lleshaj përsëriti se ai do të vazhdojë punën për goditjen ndaj krimit.

 

“Pasuritë e krimit do të kthehen asete publike . Ndërsa Vlora nuk  kryeson më listën e qyteteve  kryesore të kultivimit të lëndëve narkotike  si rrjedhojë e punës së policisë”

 

Ndryshimet ne qeveri nuk janë mohuar as nga kreu u grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

 

Një ditë më parë ai tha se I gjithë kabineti si dhe figurat e tjera drejtuese të mazhorancës do t’i nënshtrohen vlerësimit të anëtarësisë dhe qytetarëve, për të parë vijimësinë e tyre në detyra, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *