Subscribe

Dy ditë protesta për vrasjen e Klodian Rashës sollën largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit ka marrë të gjitha përgjegjësitë morale lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hadëraj, duke vendosur të largohet nga posti që mbante që prej vitit 2018.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-ministri i Brendshëm tashmë, Sandër Lleshaj ka folur mbi që e detyruan të jepte dorëheqjen.

 

“Dorëheqja e dhënë nga unë është një akt moral, i cili i adresohet respektit të një morti që ka prekur padrejtësisht familjen Rasha. Ky është elementi i parë determinues pas mesazhit të dorëheqjes time. Elementi i dytë, është mesazhi politik, shenjë refuzimi ndaj të gjithë atyre të cilët kanë ngritur dorën për të goditur policinë dhe gishtin drejt meje si vrasës. Është refuzim ndaj atyre të cilët kanë përgjegjësi të mëdha ndaj qytetarëve, që e kanë prodhuar krim, të vrarë në bulevard, siç nuk kanë kërkuar kurrë ndjesë. Ky është thelbi i mesazhit të dorëheqjes time. Duhet të kuptohet qartë, dorëheqja ime nuk është aspak reflektim ndaj dhunës së protestës, përkundrazi dhuna e protestës do të më kishte motivuar për të qëndruar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *