Superkupa e Italisë i shkoi Interit në mënyrën më dramatike të mundshme.

 

Një gol I Sanchez në minutën e 120, pak sekonda përpara se gjyqtari t’i çonte skuadrat tek penalltitë, I dha zikaltërve fitoren 2 me 1 dhe suksesin në edicionin e 34 të këtij trofeu, që u luajt në San Siro.

 

Skuadra e Inzagit konfirmoi se është aktualisht një kat më lart në raport me Juventus.

 

Në 90 minutat e rregullta dhe më tej në shtese loja zikaltër pati më shumë dinamike, ndërsa Juventus mendoi më shumë të mbrohej, por ishte shpesh i rrezikshëm në daljet përpara. Miqtë shënuan të parët në minutën e 25 me anë të një gjuajtje me kokë të Mk-Kenit.

 

10 minuta më vonë barazimi I shpejte I zikaltërve. De Shiljo rrëzoi në tokë Xhekon dhe 11-metërshi u kthye në gol nga Lautaro Martinez.Në pjesën e dytë episodi më I rëndësishëm ishte një shtylle e holandezit Dumfris.

 

Pak emocione në shtesat nga 15 minuta, të cilat u mbyllen me një episod që vendosi trofeun.

 

Në frymën e fundit kur të gjithë po bëheshin gati për emocionet e penalltive, një pakujdesi e Alex Sandros beri që kilieni Sanchez të shënonte golin e fitores së madhe dhe suksesit numër 6 të Interit në superkupën e Italisë. Juventus që e luajti këtë ndeshje pa Kiezen, Kuadradon, de Ligt dhe Bonucin që ishte në stol, tani me duhet të përqendrohet tek kampionati dhe Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *