Subscribe

Krerët e Greqisë, Bullgarisë Rumanisë dhe Serbisë mblidhen në samitin e shtate i kthyer tashme ne tradite.

 

Takimi katërpalësh mbahet në Bukuresht.

 

Shefi i qeverise greke Aleksis Tsipras, Presidenti serb Aleksandër Vucic, kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov dhe kryeministrja e Rumanisë Viorica Dëncilë pritet të diskutojnë në lidhje me  zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor. Kjo edhe per faktin se Rumania kryeson presidencën e Unionit dhe ne krye te axhendes se saj integrimin e vendeve te rajonit.

 

Por ne fokus te samitit te katër vendeve do te jete bashkëpunimi ekonomik me fokus ne fushat e energjisë, transportit dhe infrastrukturës.

 

Në tryezën e bisedimeve do të jetë edhe kërkesa e kater vendeve per te organizuar europianin e futbollit te vitit 2028.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *