Kryeqyteti bullgar, Sofja do të presë të enjten samitin e krerëve të qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Takimi, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, organizohet nga kryeministri bullgar Bojko Borisov, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së. Në fokus  do të jetë strategjia mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

 

Samiti i Sofjes i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian në fund të qershorit, ku pritet të jepet vendimi mbi hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Por një ditë para këtij samiti, në kryeqytetin bullgar do të mblidhen edhe krerët e shteteve dhe qeverive të Partive Popullore Europiane, ku do te jete edhe lideri demokrat Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *