Ish-kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo ka komentuar rezultatet e Samitit të Berlinit.

 

Në një postim në “Facebook”, ish-deputeti demokrat thekson se Samiti konfirmoi që në qershor nuk do të ketë vendim për negociatat me Shqipërinë pasi sipas tij, është rritur krimi në vend dhe korrupsioni.

 

Por Pollo shprehet gjithashtu se Samtit hodhi poshtë edhe idenë e rrezikshme të ndryshimit të kufijëve mes Kosovës e Serbisë.

 

“Samiti i Berlinit pati një konkluzion të qartë: Bashkimi Europian me një zë unik, të qartë e të fortë refuzon ndryshimin e kufijve në Ballkan, përkatësisht copëtimin e Kosovës. Kjo ide antieuropiane e luftënxitëse e Ramës, Thaçit e Vuçiçit u varros në Berlin. Faleminderit kancelares Merkel por edhe Presidentit. Macron që marrin përgjegjësi për të korrigjuar papërgjegjshmëritë e treshes ballkanike. Por edhe konfirmimi i një lajmi të keq: nuk ka vendim për negociata në qershor për shkak të korrupsionit e krimit në Shqipëri. Rama tërheq pas vetes edhe Zaevin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *