E ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar alarmin se forcat qeveritare siriane po përgatitin armët kimike për një sulm në Idlib, presidentët e Rusisë, Iranit dhe Turqisë zhvilluan këtë të premte një samit trepalësh në Teheran. Objektivi kryesor është të përcaktohet fati i rajonit më të madh të Sirisë.

 

Shefi i Kremlinit Vladimir Putin, ai i Iranit Hasan Rouhani dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, diskutuan për gjetjen e një zgjidhjeje politike me qëllim për t’i dhënë fund krizës humanitare në Siri dhe per te pastruar Idlibin nga rebelët.

 

Rohani tha gjatë konferencës për shtyp se duhen marrë masa urgjente që të mos dëmtohen civilët, ndërsa Putin u bëri thirrje të gjitha palëve për çarmatim, pavarësisht se fokusi ishte tek vendosmëria e Moskës për të mbikëqyrur marrjen e Idlibit me forcë.

 

Ndërkohë i dërguari special i Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan de Mistura apeloi qe Rusia të vetëpërmbahet dhe palët te rikthehen në tryezën e bisedimeve në Gjenevë javën e ardhshme.

 

Nga ana tjetër, ekziston frika për një fatkeqësi humanitare nëse një betejë në shkallë të gjerë shpërthen në Idlib. Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka grumbulluar ushtrinë e tij dhe forcat aleate në vijat e frontit në veriperëndim, ndërsa avionët rusë u janë bashkuar bombardimeve të ndërmarra nga forcat qeveritare ndaj rebelëve.

 

SHBA-të kanë paralajmëruar vazhdimisht se nuk do të tolerojë asnjë sulm kimik, por pa dhënë detaje sesi do të kundërpërgjigjen në rast nje gjë e tille ndodh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *