Presidenti i Turqisë rexhep Tajip Erdogan pret sot ne nje samit trepalesh homologun e tij rus Putin dhe ate te Iranit Hasan Ruhani ne Ankara.

 

Tre lideret do te diskutojne per zhvillimet ne sirine e shkaterruar nga lufta dhe refugjatët.

 

Ky takim shënon samitin e pestë mes lidereve të këtyre tri shteteve për luftën në siri qe nga nëntori i vitit 2017.

 

Rusia dhe irani mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, por Turqia e kundërshton atë dhe përkrah disa grupe rebele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *