Tre ditë para samitit në Bruksel mbi dosjen gjithnjë e më të nxehtë të emigrantëve, qeveria italiane përsëriti qëndrimin e saj strikt dhe të palëkundur. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini tha se situata është shumë e rëndë sidomos për Italinë dhe nëse nuk merren masa atëherë Roma është gati të rinegociojë angazhimet financiare me Brukselin.

 

“Unë jam optimist dhe mendoj se do të bëjmë një marrëveshje të kënaqshme. Qëllimi është të mbrohet kufiri i jashtëm, jo ta ndajmë problemin mes vendeve europiane, por ta zgjidhim atë që në burim. Nëse dikush në BE mendon se Italia duhet të vazhdojë të jetë vend zbarkimi dhe kampesh refugjatësh, e ka kuptuar gabim. Italia është një vend që jep çdo vit 6 miliardë euro kontribute në Bashkimin Evropian, dhe nuk do doja që kjo të vihej në diskutim. Situata është e rëndë dhe askush nuk na dëgjon. Italia është lënë vetëm.”

 

Ministri i brendshëm shpjegoi më tej se ne nuk po presim njerëzit e varfër të Afrikës, por po e zbrazim atë.

 

Njerëzit mendojnë se në Itali ka punë për të gjithë dhe kjo është gabim sepse po shkaktohet një katastrofë humanitare – shtoi Salvini.

 

Qasja e ashpër ndaj emigrantëve ka fituar mbështetjen e partnerit të koalicionit qeverisës, kreut të “5 yjeve”, Luigi Di Maio, i cili pajtohet me idenë që organizatave joqeveritare që shpëtojnë emigrantë t’iu mohohet hyrja në portet italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *