Senati Italian pritet të vendosë të mërkurën në lidhje me akuzat ndaj ish-ministrit të brendshëm Matteo Salvini.

 

Ish-Ministri i Brendshëm tashmë në opozitë akuzohet nga gjykata e Katanias, për pengmarrje dhe pengim të paligjshëm të emigrantëve, në lidhje me ngjarjet e verës së  shkuar.

 

Salvini në atë kohë minister i Brendshëm urdhëroi qëndrimin e 131 refugjatëve për ditë me radhë në ujërat detare të Siçilisë në muajin korrik, me arsyetimin se Italia nuk do i pranonte dhe po priste përgjigje nga shtetet e tjera.

 

Gjithashtu bëhet fjalë edhe për një rast tjetër, në lidhje me një anije humanitare për të cilën në muajin gusht urdhëroi  qe 107 emigrantët e paligjshëm të mos zbarkonin në token italiane.

MATTEO SALVINI

ISH-MINISTER I BRENDSHEM I ITALISE

Do të shkoj i qetë nesër për të përfaqësuar miliona italianë, sepse thjesht bëra atë që më kërkuan italianët. Kontrolloja kush hyn dhe kush largohet nga vend. Në senat do të shkoj plotësisht I qetë.  Mbrojtja e kufijve dhe siguria e vendit tim, mbrojtja e italianëve, ishte detyra ime.  

Nëse Senati do të pranojë kërkesat kunder ish ministrit të brendshëm, Salvini rrezikon deri në 15 vite burg dhe largimin nga politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *