Mungesa e kryeministri Edi Rama në KJuvend ka shkaktuar debate dhe tension në Kuvend.

 

Deputeti demokrat, Ervin Salianji u shpreh nga foltorja se kreu i qeverisë paradite mban fjalime si “babai i kombit”, ndërsa pasdite pengon të drejtat legjitime të opozitës. Ai akuzoi qeverinë se po tentojnë të pengojë opozitën të flasë.

 

“Zonja drejtuese e seancës, nuk është në nderin tuaj, as të kësaj mazhorancë që për një çështje kaq të thjeshtë, të bëheni pengesë për të zbatuar një nen të shkruar e zeza mbi të bardhë, ku përcaktohet koha e domosdoshme për një grup parlamentar për të zhvilluar mbledhjen. Ose na jepni mundësinë të zhvillojmë mbledhjen këtu, ose të shkojmë në selinë e PD. Çdo shqiptar ndihet i fyer që edhe në elementë kaq bazikë, dhe kaq të vegjël, kryetarja e re e Kuvendit që mund të kishte tjetër mentalitet dhe sjellje, të bëjë të mundur realizimin e një kërkese kaq minimale. Flet si babai i kombit paradite ndërkohë që pengon të gjitha instrumentat për opozitën. Me forcën e drejtueses së re të komanduar nga mazhoranca, për të penguar një të drejtë legjitime të opozitës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *