Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji reagoi në rrjetet sociale për vrasjen e Klodian Rashës nga polici.

 

Salianji e krahasoi rastin me vdekjen e Enea Ftojt. Sipas tij, këto raste tregojnë se policia është e kapur dhe po përdoret.

 

“Klodian Rasha u vra dhe segmente drejtuese të policisë tentuan ta manipulojnë ngjarjen duke fajësuar viktimën. Enea Ftoj një i ri korçar vdiq në duart e policisë, sipas dëshmive të familjes dhe fotove, i dhunuar në kokë, fytyrë, me gjymtyrë të thyera. Askush nuk mori pergjegjësi dhe pavarêsisht insistimit të familjes vdekja u cilësua natyrale. Për shkak të dhimbjes dhe peshës së padrejtësisē babai i Eneas vdiq disa muaj pas te birit duke kërkuar drejtësi! Rasti i Klodianit dhe Eneas tregojnë qartë se segmente të caktuara e marrin peng policinë dhe policët e thjeshtë dhe e përdorin policinë për interesa personale të pushtetit rilindas. Rastet e represionit dhe dhunës janë të përditshme, qytetarët e dëshmojnë, propoganda e Edi Ramës për të manipuluar ngjarje nuk e fshin dot realitetin e përditshëm. Kjo është dëshmia tronditëse e familjarëve për dhunën çnjerëzore në komisariat që i morën jetën! Shqipëria 🇦🇱 ka nevojë për një qeveri në shërbim të qytetarêve.”

 

Deklaratat ai i bëri pas një vizite në familjen e Enea Ftojt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *