Subscribe

Deputeti i Partisë Demokrate, Ervin Salianji dëshmoi këtë të premte në Prokurorinë e Krimevë të Rënda për dy orë me rradhë.

 

Ai u pyet nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri për çështjen “Babale”, e sidomos për videon-përgjimin e dytë të publikuar prej tij, ku Fredi Alizoti shfaqet duke pohuar se drejtori i përgjithshëm i policisë e kishte marrë në banesë me makinën e tij për ta çuar në prokurori, si dhe ishte takuar me Kreun e grupit të PS, Taulant Balla.

 

Deputeti Salianji u pyet si person nën hetim për kallëzim të rremë. Mësohet se ai ka pohuar para prokurorëve se videon e ka marrë nga Florenc Hoxha, ku pritet që ky i fundit të merret në pyetje nga prokurori.

 

Deputeti demoktar dyshohet se në bashkëpunim me Albert Veliu, Fredi alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi kane organizuar audiopergjimin ku akuzojnë Agron Xhafaj, vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj për trafik droge.

Por, në deklaratën për media, deputeti Salianji nuk nguroj të hedhë akuza dhe ironi edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

 

” Une besoj ne Zot, ndersa Rama beson tek Alizoti”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *