Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji këmbëngul se Kuvendi legjitim i PD-së është ai i datës 18 dhjetor, ndërsa 11 dhjetorin e caktuar nga ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron thjesht një miting.

 

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Salianji theksoi se në luftën mes SHBA-së dhe Sali Berishës, ky i fundit  nuk ka asnjë shans që të rimëkëmb PD-në.

 

“Ka zero për qind mundësi që Sali Berisha, në një luftë me SHBA, të sjellë ndonjë fitore për PD. Kjo nuk është betejë mes Bashës dhe Berishës. Doktori ka qenë mbështetësi kryesor i tij. Në këtë kuptim, është një tollovi që të krijohet një amnezi kolektive. Ajo që nuk duhet harruar është se kjo është një betejë me SHBA-në. Nëse nuk do të ishte kjo, padiskutim që Basha për Berishën do të ishte më i miri, ai që do të sillte demokratët në pushtet…Unë mendoj se të gjithë duhet të jemi në një parti dhe në një Kuvend, data 18. Data 11 është një miting, organizim, nga mnështetësit e doktorit. 6 mijë veta, se mori 6 mijë vota në Tiranë kur ka kandiduar, mund t’i mbledhë sepse aq ka edhe vota.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *