Deputeti i PD, Ervin Salianji akuzoi qeverinë se ka instaluar në vend regjimin dhe se po gllabëron çdo ditë e më shumë institucionet dhe pasuritë e Shqipërisë.

 

Deputeti demorkat, nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se lufta e kryeministrit nuk është ndaj bandave por për pushtet.

 

Në kuadër të këtyre akuzave, Salinji u bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës në datë 16 shkurt me qëllim që të vendosin zbatimin e Kushtetutës në vend.

 

“Regjimi i sotëm nuk jep as liri as demokraci, regjimi nuk është në gjendje te jap ushqim për të ngrene per familjet shqiptare, nuk parandalon rritjen astronomike te kostos së jetesës, nuk po e ndalin përfundimisht kamxhikun e tmerrshem të korrupsionit, madje po e thellojne duke na turperuar perdite e me shume ne syte e mbarë botës, korrupsion që po gllabëron çdo ditë e më shumë institucionet dhe pasurite e Shqiptarëve. Ju po luftoni zoti KM, lufta juaj është për pushtet, për pushtet personal. Ndërkohë që qytetarët luftojnë cdo dite per bukën e gojës, ata sot mbajne frymen me molle te pjekura apo me bukë me ujè nderkohe qe qindra mijera po largohen! Ju luftoni për pushtet qytetarët për të pasur ushqim, ilace, ujë, energji, më pak taksa, arsim për fëmijët, konkurrencë të ndersdhme në biznes ndërsa ju për pushtet personal që të garantoni miliona euro në vit. Ne po kërkojmë të mbizotërojë ligji dhe kushtetuta, por padiskutim që ka një gjë më të fuqishme se Kushtetuta…dhe ky është vullneti i popullit. Çfarë është kushtetuta, produkti i popullit! Populli është burimi i pushtetit dhe populli mund të kërkojë rikthimin e legjitimitetit të kushtetutes, rikthimin e sovranitetit tek vetja! Në datë 16 ne jemi me popullin!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *