Subscribe

Per opozitën, ndëshkimi i krimit elektoral është fillimi i çdo beteje dhe çdo reforme ne Shqipëri. Dhe simbol i ketij krimi sipas PD eshte kryetari i Bashkisë se Durrësit Vangjush Dako.

 

“Përgjimet e dosjes 339, një prej të cilave daton në shkurt 2017, provuan se Vangjush Dako ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me trafikantët ndërkombëtarë të drogës para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke i shkëmbyer me pasuri, pushtet dhe favore votat e blera prej tyre për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.”

 

Sipas opozitës kjo dosje hetimore tregon përfitimet e qeverise nga bashkëpunimi me krimin.

 

  • Përfitoi vota
  • Bëri presion kriminal mbi votuesit;
  • Krijoi pabarazi mes kandidatëve
  • Lejoi praninë e kriminelëve në Qendrat e Votimit
  • Përdori para të pista në zgjedhje.

 

Çdo dite ne foltoren e Partisë Demokratike kërkohet arrestimi i kryetarit te Bashkisë se Durrësit Vangjush Dako, ndërkohe qe ky i fundit ka deklaruar se do te padisë per shpifje te gjithë deputetet e opozitës qe artikuluan akuza ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *