Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ngriti shqetësimin këtë të premte për gjendjen e vështirë të biznesve.

 

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël në Korçë, Salianji akuzoi qeverinë se vetëm i ka mashtruar ata.

 

Sipas tij, ndikim në këtë gjendje japin edhe tenderat që qeveria jep në mënyrë të pandershme.

 

“Kur Edi Rama ishte në opozitës premtoi dhe mashtroi aq shumë saqë arriti të bënte për vete edhe një pjesë të vogël të shoqatave apo grupeve të interesit në Shqipëri. Partia Socialiste ka fuqizuar vetëm Niko Peleshin dhe një shokun e vet. Të gjithë bizneset e tjera janë në zgrip, ndërkohë që pasurohen njerëz që nuk janë marrë asnjë ditë me biznes si Peleshi. Duke u dhënë në mënyrë të pandershme tendera dhe duke goditur disa të tjerë, pa dyshim që biznesi e ka të vështirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.