Sulmet e Moskës ndaj Kievit  sa vijnë e shtohen. Të paktën pesë persona  janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve të ushtrisë ruse në rajonin Donjeck në lindje të Ukrainës .

Viktima kanë mbetur 5 burra, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën.

Po ashtu Rusia sulmoi edhe qytetin e Harkivit  mbrëmjen e të shtunës.

Sakaq  10 shtëpi private dhe një godinë banimi u përfshinë  nga flakët në këtë rajon, ndërsa mbetën  të plagosur  edhe 4 persona.

Me herët  Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje partnerëve në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani ta lejojnë Kievin t’i përdorë armët e tyre për të goditur më thellë brenda tokës ruse. Por sipas sekretarit amerikan  të mbrojtjes Austin përdorimi i armëve amerikane për sulme të tilla  nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *