Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Maria Zaharova, shprehur se Rusia do të pranojë çdo marrëveshje që është ndërmarrë mes Kosovës dhe Serbisë, që duhet të jetë një zgjidhje e përshtatshme për popullin e Serbisë.

 

Në një deklaratë për mediat ndër të tjera ajo ka theksuar se qëndrimi i Rusisë në dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës nuk ndryshon dhe se sipas saj, çdo marrëveshje që arrihet në këtë dialog duhet të bëhet në përputhje me interesat e popullit të Serbisë.

 

“Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është ende në fuqi, rezolutë kjo e cila përcakton qëndrimin e Rusisë në lidhje me zgjidhjen e Kosovës. Ne bazohemi dhe mbështetemi në këtë Rezolutë. Ne e dimë që janë duke u zhvilluar bisedimet në mes të Serbisë dhe Kosovës mirëpo, po ju informojmë edhe një herë se pozicioni ynë për këtë është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Dhe duke u bazuar në këtë të drejtë, çfarëdo vendimi apo marrëveshje që arrihet ajo duhet të jetë në përputhje me interesat e popullit të Serbisë”.

 

Zaharova gjithashtu  ka folur edhe në lidhje me takimin në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin në Paris, ku theksoi faktin se qëndrimi zyrtar i Rusisë në lidhje me Kosovës nuk ka ndryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *