Forcat ruse nuk kanë kursyer as qendrat e shërbimeve shëndetësore në luftën ndaj Ukainës. Natën e mbrëmshme një spital në qytetin portual të Ukrainës jugore Kherson u bombardua nga forcat ruse.

 

“Armiku gjuajti me mortaja në spital, i cili ndodhet në rrethin Dniprovskyi të qytetit,” tha administrata ushtarake rajonale e Kherson. “Predhat kanë dëmtuar godinën kryesore të institucionit, kanë thyer thuajse të gjitha xhamat dhe kanë dëmtuar sistemin e ngrohjes”, shtoi ai.

 

Megjithatë nuk u raportuar për civil të lënduar nga sulmi gjatë natës.

 

Ndërkohë gjatë të shtunës, autoritetet rajonale njoftuan se bombardimet ruse në Kherson lanë dy persona të vdekur dhe gjashtë të plagosur në 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *