Bombardimet ruse  vijojnë  në ditën e 277. Si pasojë e sulmeve të fundit në një qytet  në Ukrainën qendrore disa shtëpi dhe ndërtesa të tjera u shkatërruan,por nuk raportohet për viktma.

 

Ndërkohë për sa i përket energjisë elektrike e cila mungonte për disa ditë administrata ushtarake e qytetit të Kievit tha se infrastruktura është riparuar plotësisht . Furnizimi me energji elektrike, nënkupton rikthimin e  ngrohjes, ujit të pijshëm dhe rrjetit të komunikimit.

 

Ekipet në terren po bëjnë të pamundurën që të zgjerojnë furnizimin edhe në  zona  të tjera të vendit . Ndërkohë lidhur me situatën e refugjatëve ukrainas Udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, ka bërë thirrje për më shumë solidaritet në akomodimin e tyre.

 

Nevojitet më shumë solidaritet kur bëhet fjalë për refugjatet. Sfida e paprecedentë, e cila është bërë edhe më e madhe nga bombardimet ruse në dimër, duhet të ndahet mes të gjitha vendeve te BE-së“, është shprehur Weber në rrjetin social Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *