Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 December 2025
Vizion fokus

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, përfaqësuesi i PS:...

Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, Grimci: Një tjetër institucion...

Vlorë/ FNSH dhe Policia zhvillojnë kontrolle të befasishme për...

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, Kaziaj: Nuk ka...

Endri Shabani zgjidhet Avokati i Popullit

Si mund të rikthehet PD në pushtet? Përgjigjen të...

“Del jep mend Zegjineja”, Kopliku: PD i shërben vetëm...

Mbajtën peng një person për disa ditë, shoqërohen nga...

35 vjetori i përçarë i PD, Grimci: Takimet e...

“Votat e krimit mbajnë politikanë në Parlament”, Kopliku: Nuk...

Rusia i cilëson si “histeri” akuzat e NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore

24 Shtator 15:07

Rusia i mohoi pretendimet e NATO-s se Moska ka shkelur hapësirën ajrore të aleancës, duke i cilësuar si “histeri”.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët duhet të rrëzojnë avionë rusë nëse ata shkelin hapësirën ajrore të tyre.

Shtetet e NATO-s kanë thënë se disa avionë luftarakë dhe dronë rusë kanë shkelur hapësirat ajrore të shteteve evropiane gjatë javëve të fundit, duke e akuzuar Moskën se po teston kufijtë e aleancës ushtarake perëndimore.

“Ne po dëgjojmë një histeri të ekzagjeruar lidhur me pilotët tanë ushtarakë që gjoja po shkelin disa rregulla dhe po shkelin hapësirën ajrore të ndonjë shteti”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se këto pretendime ishin “të pabaza”.

Më 23 shtator, Trump tha se shtetet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata shkelin hapësirat e tyre ajrore.

Avionët e NATO-s kanë detektuar tre avionë luftarakë rusë MiG-31 javën e kaluar, pasi ata hynë në hapësirën ajrore estoneze mbi Gjirin e Finlandës.

Më 22 shtator, Danimarka u detyrua të mbyllë një aeroport në Kopenhagë pasi tha se dronë të paidentifikuar detyruan dhjetëra fluturime të anuloheshin apo të ndryshonin itinerarin, duke prekur mijëra pasagjerë.

“Aviacioni ynë ushtarak respekton të gjitha rregullat e fluturimeve, udhëhiqet nga to dhe iu përmbahet në mënyrë të rreptë”, tha Peskov gjatë një konference për media për gazetarët.

NATO tha një ditë më parë se “është ende herët të thuhet” nëse dronët që fluturuan mbi Danimarkë lidhen me shkeljet e fundit të hapësirës ajrore të aleancës nga Rusia.

Incidentet pasojnë inkursionet me dronë në Rumani dhe Poloni. Në Poloni, disa fluturake pa pilot u rrëzuan nga avionët e NATO-s.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
NATO Rusi

Nga e njëjta kategori

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, përfaqësuesi i PS: Ai është vemje, duhet të ishte votuar Adriana Kalaja

më shumë...

Shabani zgjidhet Avokat i Popullit, Grimci: Një tjetër institucion i kapur nga Rama

më shumë...

Vlorë/ FNSH dhe Policia zhvillojnë kontrolle të befasishme për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë

më shumë...

Si mund të rikthehet PD në pushtet? Përgjigjen të ftuarit në QUO VADIS

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • “Kam 15 vite pa televizor në shtëpi”, gazetarja tregon arsye...
  • Berisha bllokon foltoren, nuk lejon deputeten e tij të flasë
  • U zgjodh në krye të SPAK, cilat janë dosjet “e zjarrta” që k...
  • Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka
  • Në çfarë ore duhet të hash darkë në dimër për të qëndruar në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.