E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 35 minuta më parë
Bota

Rusia bombardon Ukrainën, sulmet me dronë e raketa shkaktojnë 12 të vrarë e shumë të plagosur

Rusia ka kryer bombardime të pandërprera me dronë dhe raketa në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe rajone të tjera të vendit për natën e dytë radhazi, duke vrarë të paktën 12 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sipas autoriteteve ukrainasve sulmi me 367 dronë dhe raketa mes të cilëve edhe nga ata të prodhuar nga Irani, ishte më i madhi gjatë luftës tre vjeçare Rusi Ukrainë.

Reklamë

Edhe Rusia pretendoi se kishte kapur në ajër 96 raketa e dronë të Ukrainës në territorin e saj.

Sulmet massive vijnë mes një shkëmbimi të qindra të burgosurve dhe ushtarëve të marrë peng, shkëmbim për të cilin palët kishin rënë dakord gjatë bisedimeve që zhvilluan në Turqi.

Reklamë

Intensiteti dhe frekuenca e sulmeve të kësaj fundjave janë në kontrast të fortë me pretendimin e Trump se Vladimir Putin ishte i interesuar për paqen. Presidenti amerikan, i cili ka folur për përpjekjet e tij për paqe, nuk ka komentuar ende mbi sulmet e rënda të fundjavës.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë kanë shtuar përpjekjet në muajt e fundit për ta shtyrë Moskën të nënshkruajë një armëpushim 30-ditor si hap i parë drejt negociatave për t’i dhënë fund luftës trevjeçare.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë