Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi një 19-vjeçari ka hapur zjarr ndaj  shokëve të tij e më pas vrau veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kolegj në qytetin Blagoveshchensk të Rusisë.

 

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se studenti hapi zjarr në klasë, duke plagosur seriozisht disa persona, njëri prej te cilëve nuk i mbijetoi plagëve.

 

Kur policia mbërriti në vendngjarje, sulmuesi nuk pranoi të dorëzohej dhe vrau veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *