Gjysma e dyte e sezonit pas pushimit dimëror ka filluar ne mënyrën me te keqe për sulmuesin e kombëtares shqiptare Bekim Balaj ne Kampionatin Rus. Ne javën e 18, skuadra e shkodranit Terek Grozni u mund 0-1 ne shtëpi nga UFA, ndërsa sulmuesi shqiptar humbi nje penallti qe mund ta kthente sfidën ne favor te Terekut. Pas një pjese te pare pa gola ishte pikërisht Odise Roshi qe u pengua ne zone ne minutën e 55, por Balaj nuk u tregua i sakte nga pika e bardhe e penalltisë ne një gjuajtje qe u prit nga portieri kundërshtar. Ndërkohe miqtë gjeten golin e fitores 11 minuta nga fundi. Balaj deri tani ka shënuar 8 gola  ne kampionat, tre me pak se golashënuesi Smolov. Te Terek qe nga minuta e pare luajti edhe kosovari Bernard Berisha, i cili u ble ne muajin janar nga rivalet e Anzhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *