Lidhja jashtë martesore e regjizorit të Hollywood, Ruper Sanders me aktoren Kristen Stewart ishte lajmi më bombastik i 2012-ës. Kjo nuk ka qenë vetëm në kuadrin e thashethemeve, por u publikuan foto ku ata shfaqeshin duke u puthur dhe përqafuar. Sanders ka dhënë së fundmi një intervstë për prestigjozen Metro, ku i referohet lidhjes së dikurshme me aktoren thjesht si një gabim.
Ai shprehet: “Nëse do te largoheshin njerëzit nga loja vetëm për një lapsus momental atëherë askush s’do të ishte duke bërë art. Ajo lidhje nuk arriti të shkatërrojë karrierën time. Asnjëherë nuk e di se çfarë të sjell jeta. Pas çdo cepi ndodhet diçka e papritur, dhe jeta është e tillë. Thjesht duhet të mbledhësh veten dhe të ecësh përpara në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithë bëjnë gabime, dhe unë bëra, por jeta ime sdo të ishte e bukur pa to.”





