Subscribe

Rudina Hajdari, e vetmja deputete e partise demokratike sot ne parlament, ka zgjedhur te dale per here te pare publikisht ne krah te ambasadorit te Bashkimit Europian, Luigi Soreca, diplomatit qe ka kritikuar vazhdimisht vendimin e opozites per djegien e mandateve.

Vajza e liderit te dhjetorit Azem Hajdari ka marre pjese ne inagurimin e nje qendre per vajzat dhe grate ne bashkine e Vaut te Dejes, dhe ka folur vetem per simboliken e 8 marsit, duke shmangur komentet per mandatin qe mban si deputete e partise demokratike.

 

RUDINA HAJDARI

DEPUTETE E PD

“Uroj te gjitha vazjat dhe grate sot te ndihen se ato mund ti bejne endrrat realitet dhe mund te jene ato qe e ndryshojne vizionin e Shqiperise dhe e cojne Shqiperine ne bashkimin europian.

Folet si deputete, do te vazhdoni ta mbani mandatin?

-Fola si qytetare e Shqiperise .”

 

Por ambasadori I bashkimit evropian, Soreca perseriti apelin per dialog, duke vene ne dukje se kjo eshte nje situate e paprecedent

 

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE

 

“Eshte e qarte se opozita ka marre nje pozicion qe nuk te jep mundesine te kthehesh pas, dhe ne jemi te keqardhur per kete. Ne ia kemi thene kete lidereve te opozites por kemi kuptuar se ata nuk kane qellim te kthehen ne parlament. kjo ndikon ne procesin e shqiperise drejt BE. Ne kemi kerkuar dialog, ne nuk mbajme ane, ne I kemi kerkuar qeverise qe te beje cdo gje per te folur me opoziten dhe te ndermarre veprimjet qe mund te sjellin konkluzione konstruktive. Ne jemi ne diskutime te hapura ne menyre te vazhjdueshme me opoziten, ne I ftojme te gjitha palet, qeverine dhe opoziten te mbajne anen e qytetareve te Shqiperise.”

 

Soraca ka paralajmeruar per rrezikun qe mbart kriza politike per integrimin e Shqiperise.

 

 “Nese nuk ka zgjidhje per kete situate politike atehere rruga e shqiperise drejt BE eshte ne rrezik”.

 

 

Rudina Hajdari eshte nje prej 3 deputeteve te opozites qe nuk e ka dorezuar mandatin e deputetit. Ajo nuk mori pjese ne mbledhjen e grupit ne 18 shkurt kur u vendos djegia e mandateve per shkak se ndodhej ne bruksel dhe as nuk ishte pjese e protestave te fundit te opozites.

 

Por edhe pse tashme duket qarte se vajza e Azem Hajdarit nuk do te djege mandatin, vete ajo nuk ka artikuluar asnje qendrim. I vetmi komunikim I deputetes se PD per kete ceshtje ka qene nje postim ne rrjetet sociale I dates 24 shkurt ku theksonte se po konsultohej me faktorin nderkombetar e se shpejti do te bente public qendrimin e saj ne lidhje me vendimin e opozites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *