Subscribe

Edhe pse këshilli politik ende nuk ka miratuar formulën për hapjen e listave të kandidatëve për deputet, anëtarja e këtij forumi Rudina Hajdari beson tek hapja e plotë e tyre.

 

Ajo ka propozuar në këshill që numri i grave në parlament mund të ruhet në momentin që dalin rezultatet e numërohen votat duke spostuar gratë tek pjesa fituese e listës derisa të plotësohet kuota prej 30%.

 

Sipas Hajdarit pas ndryshimeve kushtetuese nuk ka rruge tjetër përveç hapjes së plotë të listave.

 

RUDINA HAJDARI

DEPUTETE

 

“Është e vetmja rrugë. Mekanizimi që është vendosur në Kushtetutë është për të mbrojtur kuotën gjinore por ne kemi arritur që duke i mbajtur listat 100% të hapura ti garantojmë parlamentit  shqiptar që këtë kuotë gjinore mund ta rikuperojmë në momentin që dalin rezultatet., tha Hajdari per Vizion Plus.

 

Rudina Hajdari së bashku me Nismën Thurrje do të garojnë në 25 prill me listat 100% të hapura, pasi ajo vetë thote per Vizion Plus, beson se pas 30 vitesh ka ardhur koha për një ndryshim të fortë në politikë.

 

“Mendoj se ka ardhur koha që njerëzit duan diçka të re, duan një platformë të re politike e cila vërtet merr parasysh qytetarin e thjeshtë, njerëzit që kanë dëshirë që të ketë një ndryshim në këtë vend.”

 

Pak ditë më parë ishte përvjetori i vrasjes së babait të Rudinës, Azem Hajdarit dhe zonja Hajdari sjell në vëmendje parimet për të cilat ai u ngrit në vitet 90.

 

“Kujtoj që ai ka qenë një njeri shumë i lirë dhe ai ka qenë një njeri i idealeve dhe parimeve. Kujtoj që ai njeri luftoi shumë për të vendosur dy gjera; demokracinë dhe lirinë e plotë, pra të mposhte frikën. Frika ka qenë një element kryesor në përmbysjen e regjimit komunist. Sot ne kemi të njëjtën situatë, kemi shumë njerëz që kanë frikë dhe kemi shumë njerëz që kanë mosbesim nga klasa e vjetër politike. Misioni im është të përmbush misionin e tim eti që do të thotë që ne do të vazhdojmë të forcojmë këto parime dhe të ecim me këto hapa.”

 

Rudina Hajdari ka një përgjigje edhe për të gjithë kritikët e saj që e akuzojnë se tradhtoi PD, themelues i së cilës ishte Azem Hajdari.

 

 

“Partia demokratike ka padyshim rolin e saj në arenën politike, por mendoj që Azem Hajdari ka qenë njeri i shqiptarëve dhe nuk ka qenë thjesht individ i një partie.”

 

Në 25 prill Rudina Hajdari dhe nisma thurrje do të kenë provën e madhe, nëse qytetarët do t’u besojnë votën e tyre e nëse ata do t’ia dalin të ndryshojnë skenën politike siç premtojnë sot./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *