Deputetja e dalë nga listat e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari  reagoi pas thirrjes që bëri ambasada e SHBA për pjesmarrjen e forcave politike ne zgjedhjet e 30 qershorit.

Hajdari e cila sapo ka marrë drejtimin e grupit të ri parlamentar të PD në kuvend, shkruan në Tëitter se kjo alternativë opozitare mendon se bojkoti I zgjedhjeve është vetevrasje politike.

“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar & e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”.

Edhe të enjten në fjalën e saj në parlament, Rudina Hajdari I bëri thirrje të gjithë demokrateve në mbarë vendin që ti bashkohen zërit të ri që I përfaqëson në kuvend që të jenë bashkë edhe në garën e re elektorale, atë për pushtetin vendor ne 30 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *