Deputetja Rudina Hajdari ka hedhur akuza në drejtim të kolegëve të saj se I druhen drejtësisë në vend dhe se duan pushtet absolut.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari duke cituar një fjalim të mbajtur nga babai I saj, Azem Hadjari, në 30 prill të vitit 1991, u bëri apel forcave politike që të unifikohen me qëllim që vendi të integrohet drejt BE.

 

“”Reflektimi nga të gjithë për këtë moment historik, do të ishte një nder dhe detyrë e të gjithë deputetëve. Do të ishte një nder dhe detyrë e çdo qytetari, sepse dihet se ne kemi bërë një kthesë historike, jemi ndarë nga e kaluara e hidhur dhe po shkojmë drejt Evropës. Të shkosh drejt Evropës së qytetëruar duhet të shkosh me thellësi mendimesh, i vendosur në rrugën që ke nisur, të kesh jo thjesht unitet mendimi, por unitet pluralist, një objektiv të qartë që ne të hyjmë në kombet e qytetaruara”. Këto janë fjalët e Azem Hajdarit në 30 prill 1991. Po ku jemi ne sot?! Pse këta politikanë sot të të dyja palëve nuk kanë arritur dot të gjejnë këtë gjuhë? Unë mendoj se janë dy arsye. E  para është sepse ata druhen nga ndëshkimi i shtetit të së drejtës, ata druhen përballë drejtësisë. Ata duan pushtet absolute”

 

Sipas Hajdarit ka ardhur koha që të shpaloset një platformë alternative me qëllim që ndërkombëtarët të binden dhe vendit t’I çelen negociatat.

 

Ne fjalen e saj, ajo gjithashtu hodhi akuza në drejtim të opozitës se me djegien e mandateve, sipas saj, ka dëmtuar imazhin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *