Kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi, gjatë takimit me këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudi Xhuliani, ka kërkuar prezencë më te madhe te sipërmarrjeve amerikane në Shqipëri. Gjatë takimit kryparlamentari Ruçi, tha se Shqipëria është në rrugën e mbarë të reformave thelbësore për vendin, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për një ekonomi të qëndrueshme. Ndërsa Xhuliani, u shpreh i gatshëm për inkurajimin dhe një vëmendje më të madhe të sipërmarrjeve amerikane për potencialet ekonomike që ofron Shqipëria. Ai tha se do t’i propozojë presidentit Trump të vizitojë Shqipërinë për të parë nga afër hapat e mëdhenj që ka bërë vendi. Sipas Xhulianit, Shqipëria për Shtetet e Bashkuara është një partner i qëndrueshëm dhe një kontribuues real në koalicionin kundër terrorizmit për ruajtjen e paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *