Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi një takim këtë të hënë me Presidentin e Parlamentit Evropia, David Sassoli. Pjesë e takimit ishin edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kryetarja e grupit parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari dhe kryetari i grupit parlamentar të pavarur, Nimet Musai. Ruçi deklaroi gjatë takimit se Shqipëria ka vetëm një destinacion, Bashkimin Evropian.

 

“Në saj të këtij vizioni dhe të këtij qëndrimi, Parlamenti Evropian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë, gjatë presidencës kroate, bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria drejt destinacionit të saj europian ka vetëm një Plan A. Asnjë Plan B nuk ekziston, as i hapur dhe as i fshehtë, as sot dhe as në të ardhmen. Shqiptarët dhe të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor do t’ju jenë përjetësisht mirënjohës për vlerësimin që u bëni atyre si bashkëmbartës të vlerave evropiane, qytetëruese e perëndimore.”

 

Më herët Sassoli u takua edhe me kryeministrin Edi Rama, me të cilin pati edhe një konferencë të përbashkët. Po ashtu, ai mbajti një fjalim edhe në Parlament, ku theksoi se Shqipëria meriton hapjen e negociatave dhe mbështeti paketën “Anti-KÇK”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *