Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti në një takim këtë të martë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një takim të shkurtër, Ruçi u shpreh shpresëplotë se qeveria e re e Kosovës do të përballojë me sukses sfidat e vështira.

 

Po ashtu, ai u shpreh se Kosova është një faktor paqeje, stabiliteti e sigurie në rajon. Sipas Ruçit, bashkpëunimi në këtë drejtim do të thellohet.

 

Takimi i Ruçit me Kurtin erdhi pasi ky i fundit u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin pati edhe një konferencë të përbashkët. Po ashtu, Kurti u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *