Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, priti këtë të martë delegacionin e Budestagut gjerman, të kryesuar nga Josip Juratovic, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Social-Demokrate dhe kryetar i grupit parlamentar për Evropën Juglindore.

 

Në delegacion bënin pjesë edhe dy deputetë te tjerë të Bundestagut, Ruçi shprehu pritshmërinë për mbështetjen e parlamentit gjerman për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

 

Ndërsa Juratovic vuri në dukje se Bundestagu është njohur me rekomandimin e komisionit per hapjen pa kushte të negociatave, por për arsye kohe, theksoi ai do ta shqyrtojmë këtë rekomandim në vjeshtë.

 

Nga ana tjetër Juratovic shtoi se bojkoti i parlamentit eshte i papranueshem.

 

“Gjatë një ndeshjeje mund të bëhen gabime, por loja nuk ndërpritet dhe ndeshja nuk braktiset.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *