Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është takuar këtë të hënë me ambasadoren gjermane, Susane Schutz me rastin e përfundimit të mandatit të saj.

 

Në këtë takim është diskutuar në lidhje me krizën politike, ku sipas Ruçit zgjidhja e mund të arrihet vetëm përmes dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të tij.

 

“Zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Gjithashtu Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe joparlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në drejtësi”.

 

Gjithashtu kryetari   i Kuvendit i shprehu ambasadores Schutz përgëzimet për kryerjen me sukses të misionit në Shqipëri, mirënjohjen ndaj bashkëpunimit tuaj të shkëlqyer me Kuvendin dhe i uroi suksese në detyrën e saj të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *