Partia Socialiste ka mbledhur grupin këtë të hënë ku ka diskutuar në lidhje me aksionin politik si dhe seancën plenare të radhës që do të zhvillohet më 13 mars.

 

Mësohet se mbledhja u drejtua nga kreu I Kuvendit, Gramoz Ruçi I cili në mugesë të kryeministrit Rama u ka kërkuar deputetëve të PS që në seancën e të mërkurës të mos bëjnë asnjë diskutim në lidhje me opozitën joparlametare.

 

Ai u ka kërkuar të gjithë deputetëve që të jenë prezentë në seancë dhe të fokusojnë diskutimet tek ligjet e ditës dhe problemet e qytetarëve.

 

“Në sallë të mos diskutohet asnjë në lidhje me opozitën. Të ketë prezencë në sallë dhe disiplinë. Objekt diskutimesh të jenë vetëm ligji dhe qytetarët”, mësohet të jetë shprehur Ruçi.

 

Seanca plenare do të zhvillohet ditën e mërkurë pasi të enjten është festa zyrtare e Ditës së Verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *