Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 January 2026
Vizion fokus

Dy trena dalin nga shinat në Spanjë, pesë të...

Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e dobët, Trump...

Gati ligji për sigurimin në bujqësi

Përmbytjet, dëmet më të mëdha në tokat me grurë...

75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026

“Është koha për rotacion”, Salianji foltore në Lezhë: Shtëpia...

Rutte dhe Trump flasin për Groenlandën dhe Arktikun, shefi...

Kili “në luftë” me flakët, 15 viktima, mijëra të...

Khamenei fajëson Trumpin për protestat e dhunshme në Iran

Panik në Paris, shembet apartamenti gjatë një feste, të...

Rubio: Administrata e re po riorganizon DASH

22 Prill 19:01

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata e drejtuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e riorganizon Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).

Ky vendim u mor, sipas Rubios, në mënyrë që të eliminohen zyrat që administrata e Trumpit i konsideron të tepërta dhe për të shkurtuar disa programe që thotë se nuk përputhen me interesat e SHBA-së.

“Kjo qasje do të fuqizojë Departamentin që nga themeli, nga zyrat te ambasadat”, tha Rubio në një deklaratë, duke i përshkruar lëvizjet si pjesë e agjendës së Trumpit për ta vendosur SHBA-në në rend të parë, si prioritet.

“Funksionet specifike për rajone do të konsolidohen për ta rritur funksionalitetin, zyrat e tepërta do të hiqen dhe programet jo-statutore, që nuk janë në përputhje me interesat thelbësore kombëtare të Amerikës, do të pushojnë së ekzistuari”, tha Rubio.

Punën që më parë e kryente nënsekretari për Siguri Civile, të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci tani do të vendoset nën një koordinator të ri për Ndihmën e Jashtme dhe Çështjet Humanitare, shtoi ai.

Rubio, i cili shërben edhe si mbikëqyrës i administratës së shkatërruar të USAID-it, kritikoi rritjen e departamentit ndër vite, duke e quajtur atë “të fryrë, burokratik dhe të paaftë për të kryer misionin e tij thelbësor diplomatik në këtë epokë të re të konkurrencës së fuqive të mëdha”.

Ky riorganizim vjen pasi Trump në shkurt urdhëroi ndryshime në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së – trupit diplomatik të vendit – për të siguruar që ajo të ndiqte agjendën e tij të politikës së jashtme.

Zyrtarët amerikanë në mars thanë se departamenti po përgatitej gjithashtu të mbyllte gati një duzinë konsullatash. Por, në njoftimin e Rubios nuk u tha asgjë për konsullata. /REL/

 

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
DASH rubio Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

I pasur me Vitaminë C, këto janë arsyet pse duhet ta përfshini ananasin në dietën tuaj

më shumë...

Dy trena dalin nga shinat në Spanjë, pesë të vdekur dhe disa të plagosur

më shumë...

Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e dobët, Trump nuk do të tërhiqet për Groenlandën

më shumë...

Gati ligji për sigurimin në bujqësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:32

I pasur me Vitaminë C, këto janë...

9:55

Dy trena dalin nga shinat në Spanjë,...

9:21

Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e...

8:29

Gati ligji për sigurimin në bujqësi

8:23

Përmbytjet, dëmet më të mëdha në tokat...

8:05

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të gjithë...

7:47

75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në...

7:17

“Është koha për rotacion”, Salianji foltore në...

7:01

Rutte dhe Trump flasin për Groenlandën dhe...

6:23

Kili “në luftë” me flakët, 15 viktima,...

5:57

Khamenei fajëson Trumpin për protestat e dhunshme...

5:27

Panik në Paris, shembet apartamenti gjatë një...

5:01

Meloni bisedon me Trump: Vendosja e tarifave...

4:18

Evropa mobilizohet për t’iu përgjigjur kërcënimit të...

3:49

Dorëhiqet Miniq, në Republikën Sërpska hapet rruga...

3:11

“Jo qendra emigrantësh në Pustec”, Aleanca e...

2:55

Të hënën rinis Parlamenti, seanca pritet të...

2:41

Censusi i shpendëve në Pogradec, ekspertët: Është...

2:33

Pas 11 ditësh e bllokuar, Qukës-Qafë Plloçë...

2:02

Tarifat e SHBA alarmojnë Europën: Do të...

Më të klikuarat

  • 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026
  • Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën heti...
  • Vjedhje milionash me call center, SPAK: Dyshohet se operacio...
  • Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me...
  • Porta e jashtme e oborrit e zuri poshtë, 12-vjeçari në Tiran...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.