Basketbolli dikur konsiderohej si një nga sportet më të suksesshëm në Shqipëri.

 

Emra të mëdhenj si Agim Fagu, Vaso Shaka, Ilir Trebicka, Pjerin Bushati, apo Gazmend Çaçi janë bërë pjesë e historisë. Ilir Trebicka, një ish-basketbollist që edhe sot jep kontributin e tij në këtë sport si President i Shoqatës së Basketbollit të Dinamos tregon për Vizion Plus si përjetohej një ndeshje në atë kohë.

 

“ILIR TREBICKA

ISH-BASKETBOLLIST

Jam shumë nostalgjik për ato kohë. Por është tjetër gjë të jesh nostalgjik dhe tjetër realist. Sporti më ka ndihmuar shumë dhe besoj kam dhënë mjaftueshëm. Në kemi bërë një basketboll të nivelit të kënaqshëm dhe jemi munduar ta dërgojmë emrin e Shqipërisë sa më lart.”

 

Trebicka bën një paralelizëm mes basketbollit atëherë dhe sot, ndërsa tregon se ndryshimet janë të dukshme.

 

“Basketbolli i atëhershëm me këtë që shohim sot ka shumë ndryshime. Niveli i basketbollit tonë nuk është i njëjtë me atë që ne kemi sot. Skuadrat sot kanë shumë më shumë mundësi se ne megjithatë dhe ne përpiqeshim shumë që të bënim sa më mirë në parket . E donim shumë këtë sport.”

 

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që nuk i ka dhënë dritën jeshile basketbollit për rifillimin e aktivitetit. Ish-basketbollisti tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më pare.

 

“Pa ekzagjerim, Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka filluar basketbollin në vend. Personalisht më duket i pakuptimtë ky vendim, në fillim u mundova ta kuptoja por më vonë nuk e mendoj diçka të tillë. Në shohim të gjitha skuadrat që stërviten, luajnë me njëri-tjetrin. Nuk e kuptoj ku është problemi këtu? Kontakt me lojtarin apo me sportdashësit?! Nuk ka. Pasojat e të gjithë kësaj i kanë lojtarët dhe forma e tyre fizike , Shpresoj që situata të rregullohet sa më shpejtë.”

 

Basketbolli në Shqipëri u ndërpre në datën 9 mars kur u identifikua dhe rasti i parë me Covid-19, ndërsa Federata vendosi që të mos shpallte një fitues për sezonin që lamë pas.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *