Subscribe

Në asnjë pjesë të gjatësisë së autostradës Tiranë-Elbasan nuk ka ndriçim, ndërsa mundësia për aksidente mbetet e lartë, për aq kohë sa ajo është një rrugë ku qarkullohet me shpejtësi të lartë.

 

Ndriçimi mungon edhe në disa hyrje-dalje të autostradës, që sipas standardeve të kërkuara, duhet të jetë e ndriçuar.

 

Ndërsa kjo është rruga nacionale e juglindjes: situata është po njësoj. Errësira mbizotëron në çdo pjesë të saj.

 

I njëjti problem vërehet edhe në segmente të tjera rrugore si dhe në rrethrrotullime të rrugëve nacionale, të cilat konsiderohet si pika të zeza me rrezikshmëri të lartë për aksidente.

 

Edhe autostrada nga Vora në Durrës ka të njëjtën pamje. Autoriteti rrugorë si pronarë I rrugëve nacionale thotë se në shumë raste ndriçimi dëmtohet nga aksidentet dhe individë të papërgjegjshëm.

 

Sipas autoritetit, ndriçimi i akseve kombëtare kërkon një buxhet të dedikuar, i cili mungon për shkak të fondeve të pamjaftueshme, por në vitin e ardhshëm disa rrethrrotullime do të jenë pjesë e projekteve për ndriçim.

 

Prej ditësh, Autoriteti Rrugor ka nisur aksionin për bllokimin e hyrje-daljeve të paligjshme në autostradë, si masë për të parandaluar aksidentet. Por, një nismë e tillë është e paplotë për aq kohë sa 70% e rrugëve nacionale janë pa ndriçim, një tjetër shkak ky që prodhon aksidente.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *