Subscribe

“Vetingu është i domosdoshëm dhe e vetmja mënyrë për të arritur kushtet e Bashkimit Evropian”, deklarata vjen nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila kundërshtoi raportin e Komisionit Evropian për ecurinë e Kosovës që ka konstatuar se vetingu duhet të jetë hapi i fundit.

“Komisioni Evropian konsideron se vetingu do duhej të ishte masë e fundit dhe e jashtëzakonshme pasi të jenë shteruar të gjithë mekanizmat, edhe ky konstatim është i gabuar sepse mekanizmat ekzistues janë këta për vite të tërë dhe kanë rezultuar joefektiv. Përmes këtyre mekanizmave nuk është rritur profesionalizmi, integriteti dhe besimi qytetar në institucione të drejtësisë. Për këto BE ka kritikuar për vite të tëra. Vetingu jo vetë, i rëndësishëm por i domosdoshëm.”

Duke cituar raportin, që kërkonte masa shtesë për të luftuar pikëkalimet ilegale dhe aktivitetet kriminale në kufirin me Serbinë, Osmani iu ka bëri thirrje zyrtarëve të Brukselit të mos bëjnë deklarata të njëanshme që mund të nxisin tensionet.

“Ne kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e BE-së t’i qëndrojnë besnikë këtyre deklaratave ashtu që sa herë institucionet e Kosovës të luftojnë krimin e korrupsionin në çdo cep, përfshirë edhe ne veri, ta kemi përkrahjen e tyre dhe jo kundërshtimin e tyre. Në luftë me krimin e korrupsionin nuk ka kompromis në asnjë pjesë të vendit tonë. Prandaj shpresoj në të ardhmen zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme dhe të pabazuara që mund të rrisin tensionet dhe të pengojnë përpjekjet tona për sundim të ligjit ë çdo cep të Kosovës”.

Osmani ka komentuar edhe deklaratat mbi shkarkimin e kryetares së KQZ-së, ku sipas saj, presidentja është autoriteti emërues dhe shkarkues dhe për këtë arsye nuk ka pasur shkelje ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *