Operatorët e telefonisë mobile në Kinë kanë mundësuar për klientët e tyre shërbimet e gjeneratës së re të komunikimeve (5G), teksa ky shtet synon të kthehet në lider global të teknologjisë. Operatorët shtetërorë kinezë, China Unicom dhe China Telecom kanë prezantuar të rejat e fundit për këtë sistem.

 

Ky lajm vjen në kohën e rritjes së tensioneve tregtare në mes të Uashingtonit dhe Pekinit. Koreja Jugore, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë prezantuar po ashtu rrjetet e tyre 5G këtë vit. Kjo gjeneratë e re e lidhjes në interenet, premton shpejtësi më të madhe në shkarkim dhe ngarkim të materialeve në internet.

 

Rrjeti më i shpejtë i lidhjes në internet deri më tash është i qasshëm edhe për konsumatorët në 50 qytete kineze, duke përfshirë Pekinin dhe Shangain me çmime mujore nga 18 dollarë, ka raportuar media shtetërore kineze, Xinhua.

 

Qeveria kineze ka thënë se deri në fund të vitit, në territorin e këtij shteti do të vendosen më shumë se 130,000 baza të rrjetit 5G. Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë luftuar për pozitën e të parit në botë sa i përket sektorit të teknologjisë në muajt e fundit, ndërkohë që gjiganti kinez, Huawei është vënë në qendër të mospajtimeve.

 

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar këtë kompani në listë të zezë, duke argumentuar se përbën rrezik për sigurinë kombëtare, si dhe u kanë kërkuar edhe aleatëve të anashkalojnë bashkëpunimin me të. Huawei në anën tjetër mohon këto deklarata..REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *