Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka hedhur poshtë akuzat se Moska mund të ketë qenë e përfshirë në rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara nga Pentagoni, raporton CNN.

 

I pyetur gjatë një bashkëbisedimi me ​​gazetarët, nëse Rusia ose burime pro-ruse mund të qëndrojnë pas rrjedhjes, Peskov tha se akuzat janë tendencë për të fajësuar Moskën.

 

“Tendenca për të fajësuar gjithmonë Rusinë për gjithçka është tani një sëmundje e zakonshme,” tha ai. 

 

Peskov tha gjithashtu se rrjedhjet janë mjaft interesante dhe se ai nuk mund të përjashtojë që SHBA mund të ketë qenë duke përgjuar aleatët e saj kryesorë.

 

“Fakti që Shtetet e Bashkuara kanë filluar prej kohësh mbikëqyrjen e krerëve të ndryshëm të shteteve, veçanërisht të kryeqyteteve evropiane është shfaqur vazhdimisht dhe ka shkaktuar situata skandaloze”, tha Peskov. “Prandaj, kjo nuk mund të përjashtohet.”

 

Dokumentet e zbuluara të Pentagonit, të cilat përfshijnë informacione shumë të klasifikuara mbi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe aleatët kryesorë të SHBA-së si Izraeli, u postuan në internet.

 

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar vërtetësinë e disa prej dokumenteve të zbuluara, të cilat gjithashtu pretendojnë se SHBA po përgjonte aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *