Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka komentuar premtimin e kryeministrit Edi Rama në takimin me bluzat e bardha të spitalit Infektiv në Tiranë se nga janari, paga e mjekëve dhe e infermierëve do të jetë disa herë më e lartë.

Në një postim në “Facebook”, demokrati shprehet se Rama ka kopjuar pikërisht strategjinë e PD-së për sistemin shëndetësor.

Sipas Spahisë, PD ka publikuar prej kohësh, si pjesë të strategjisë së saj për sistemin shëndetësor, se sapo të vijë në pushtet, rrogat e mjekëve do rriten në 1200 euro, ndërsa e infermjerëve në 700 euro.

“EDI RAMA, KY KOPJAC I PANDREQSHEM! 7 muaj në situatë sprovuese me pandeminë Covid-19 dhe Edi Rama ende nuk ka një strategji as për personelin shëndetësor, që mbetet nën kapacitete përpara periudhës vjeshtë-dimër!!! Pas javësh të tëra heshtje, Edi Rama u shfaq para mjekëve të spitalit infektiv, për t’u thënë se ka vendosur t’u rrisë pagat, një fakt që PD e ka publikuar prej kohësh, si pjesë të strategjisë së saj për sistemin shëndetësor, sapo të vijë në pushtet rrogat e mjekëve do rriten në 1200 euro ndërsa e infermjerëve në 700 euro! Por si cdo kopjac, që nuk e ka të vetën idenë, nuk di të thotë se sa do i rrisë pagat e mjekëve e infermierëve, por bën premtime elektorale duke mbetur tek niveli i retorikës së propagandës ndërkohë që për 8 vite nuk pati asnjë rritje pagash vetëm mbushje xhepash të oligarkëve!!! Njëlloj nuk arrin të materializojë si duhet, as sugjerimin tjetër të PD, vaksinimin falas të të gjithë popullsisë për gripin stinor! Edi Rama premtoi sot vaksinim falas të kategorive të caktuara të popullsisë, si të ishte ndonjë risi rilindase!!! Në fakt kjo ka qenë e mundur që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe cdo qytetar që e përfiton e ka të qartë këtë, njëlloj sic ka edhe propagandën farsë të Edi Ramës! C’ka PD ka sugjeruar është vaksinimi falas i të gjithë popullatës për gripin stinor, në kushtet kur askush nuk e di se si do sillet Covid-19, me shfaqjen e këtij gripi! Këtë Edi Rama nuk po e kupton dot! Njëlloj asnjë fjalë për buxhetin për shëndetësinë, edhe pse e ka renditur Shqipërinë, si vendi me shpenzimet më të ulëta në Europën Juglindore, c’ka rrit pasiguritë para muajve të ardhshëm! Gropa e thellë që ka krijuar në buxhetin e shtetit për shkak të prioritizimit të PPP-vë e tenderave sekretë korruptivë, po shndërrohet në kosto për sektorin që ka më shumë nevojë në këtë periudhë, shëndetësinë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *