Subscribe

Në tremujorin e tretë të këtij vitit rritja ekonomike arriti në nivelin e 6.9 perqind. Referuar të dhënave mësohet se ndikim pozitiv për periudhën korrik- shtator patën tregetia, transporti dhe hoteleria.

 

Pas rritjes dyshifrore të ekonomisë në tremujorin e dytë të këtij viti, në muajt korrik- gusht- shtator, ritmet e rritjes janë tkurrur. Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin se ekonomia u zgjerua në tre mujorin e trete me 6.9% në raport me një vit më parë.

Dega kryesore që ka dhënë ndikim pozitiv kryesor është tregtia, transporti akomodimi. Këto janë muajt që përkojnë edhe me sezonin turistik, ku hotelet dhe restorantet këtë verë kanë që të mbipopulluar nga veriu në jug. Ndërkohë që dhe fluksi i pasagjerëve në aeroportin e Rinasit ka kulmuar për shkak edhe të heqjes së masave kufizuese nga pala shqiptare. Për shkak edhe të rritjes së konsumit, importet e disa produkteve kryesore kanë shënuar rritje muaj pas muaji.

 

Dega e dytë me kontribut pozitiv ishte ajo e industrisë nxjerrëse dhe energjisë elektrike. Ndërsa edhe pse normë më të ulet se tremujorët e mëparshëm edhe ndërtimi dhe tregu i pasurive të patundshme ka vijuar tendencën rritëse edhe këto muaj. Bujqësia vijon të shënojë një rritje modeste gjatë këtij 9-mujori, ndërkohë që duket se deri në fund të vitit bilanci nuk do të jetë pozitiv për shkak edhe përmbytjeve të shënuara gjatë këtij fund viti.

Dega që nuk po e merr veten është art dhe argëtim. Që pas pandemisë teatrot kinematë apo lokalet e natës funksionojnë nën masa kufizuese, duke bërë që frekuentimi tyre të jetë në nivele minimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *