Subscribe

Rritja ekonomike për vitin 2017 duket se është drejt objektivit të parashikuar nga qeveria. Sipas të dhënave paraprake, rritja ekonomike për vitin që lamë pas mendohet të arrijë në 3.8 %. Drejtorja e INSTAT në një dalje për media bëri publik rritjen për 3 mujorin e 4 të vitit 2017, ku kontributin kryesor e kanë dhënë degët si ndërtim, tregtia, dhe industria përpunuese.

 

Në 6 mujorin e parë rritja ka qenë më e lartë në raport me pjesën e dytë të vitit. Ekspertët janë shprehur se dy investimet e huaja si TAP dhe hidrocentrali i Devollit janë drejt fundit, ndaj dhe qeveria do të duhet të mendojë për projekte të tilla madhore. Por qeveria ka parashikuar zbatimin e programit 1 mld euro si një formë për të nxitur investimet në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *